Anúncio

Ish futbollisti brazilian Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto De Assis fitojnë më në fund lirinë pas 5 muajsh të qëndruar të izoluar në Paraguaj ku u arrestuan pasi hynë në vend me pasaportë false. ishte gjykatësi Gustavo Amarilla ai që dha vendimin për lirimin e tyre duke theksuar se Ronaldinho ish kampion bote me Brazilin është i lirë të udhëtojë në cdo vend të botës, por ai duhet të informojë autoritetet paraguajane nëse ndryshon rezidencën e përhershme për një periudhë 1 vjetore. Nuk ka kufizime përvecse duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim'. Ronaldinho pranoi kushtet e vendosura për lirimin e tij ku përfshihet edhe pagesa e dëmshpërblimit prej 90 mijë Dollarësh, ndërkohë që vëllai i tij do të duhet të paguajë 110 mijë Dollarësh. Gjykatësi theksoi se nuk është një mbyllje përfundimtare e cështjes dhe se Ronaldinho po përfitonte nga kushti i pezullimit të procedurave. përsa i përket të vëllait, iu dha një dënim 2 vjecar i lënë pezull. Prokurorët deklaruan se nuk e besonin që Ronaldinho ishte pjesë e planit të prodhimit të pasaportave paraguajane false, por besonin se vëllai i tij ishte në dijeni. Roberto De Assis do të duhet të paraqitet përpëra në gjykatë në Brazil cdo 4 muaj për 2 vjet dhe do të ketë një precedent penal. Ronaldinho dhe vëllai i tij mbërritën në Paraguaj në 4 mars për të marrë pjesë në një eveniment bamirësie për fëmijët në nevojë. Por pas dy ditësh u arrestuan pasi ishin të pajisur me pasaporta false. Pas një periudhe kohe në qelitë e burgut ku në 21 mars Ronaldinho festoi edhe 40 vjetorin e tij, ish futbollisti dhe vëllai i tij u lanë në arrest shtëpi në një hotel luksoz në Asuncion ku qëndruan për 4 muaj. Gjatë kësaj kohe u bënë hetime edhe për përfshirje të tyre në pastrim parash dhe aktivitete kriminale, ndërkohë që 18 persona të lidhur me këtë cështje u arrestuan. Në fund hetimet treguan se as Ronaldinho e as vëllai i tij nuk ishin të përfshirë në pastrim parash dhe veprimtari kriminale

Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Paraguay#Ronaldinho#TopChannel

Adicionado em: 28-11-2022
Categoria: Filmes e Séries

Já foi visto 44 vezes
Tags: Nenhum

Top News- Paraguaj, lirohet Ronaldinho/ Pas 5 muajsh izolim

 Filmes e Séries